Mirësevini
Mirësevini
Mirësevini në faqen e internetit të Departamentit të Radiologjisë! Nëse jeni pacient, mjek koleg ose akademik, këtu do të gjeni informacione rreth asaj që ofron departamenti ynë, përfshirë nismat tona kërkimore dhe mësimore.
Departamenti ynë ofron jo vetëm diagnostikën më moderne të mundshme, por gjithashtu nivelin më të lartë kombinatorik të histopatologjisë, mikrobiologjisë laboratorike dhe të të tjera disiplinave diagnostikuese të lidhura.
Për më tepër, ne ofrojmë një gamë të jashtëzakonshme të ndërhyrjeve terapeutike, intervenuese dhe radiologjike, me teknika minimal-invazive për trajtimin e shume sëmundjeve, duke përfshirë edhe sëmundjet e rralla.
Ne e vlerësojmë interesin tuaj mbi departamentin tone! Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të kontaktoni drejtorinë e klinikës në adresën e mëposhtme:
Kërkimi shkencor
Departamenti i Radiologjisë ndjek një strategji të qartë shkencore, e cila ka për qëllim zhvillimin e një themeli për diagnostikën e integruar. Termin "diagnostikë e integruar" ne e përkufizojmë si marrjen e një grumbulli të gjerë të të dhënave / informacioneve nga ekzaminimet klinike, radiologjike, histopatologjike, kimike (laboratorike) si dhe nga ekzaminime të tjera diagnostikuese, qëllimi i së cilës është të mundësojë vendimmarrjen optimale terapeutike në lidhje me mjekësinë e personalizuar përmes algoritmeve inteligjentë.
Shtyllat më të rëndësishme të kësaj strategjie klinike përfshijnë: laboratorin e qelizave dhe kafshëve të vogla; terapitë imazherike intervencionale minimal-invazive së bashku me imazherinë radiologjike dhe molekulare, “data science” ne aspektin klinik si dhe inteligjencën artificiale.
Qëllimi i seciles iniciative kërkimore në radiologji është të lidhë shtyllat individuale strategjike me qëllimin final të terapisë mbi bazën e diagnostikës së personalizuar dhe të përmirësuar.
Strategjia është e bazuar mbi praktikën dhe aplikimin, së bashku me partneret kooperatorë dhe instrumentet e financuara që mundësojnë kalimin e zhvillimeve të reja në rutinën klinike brenda disa viteve mbi bazën e studimeve të detajuara të vlefshmërisë.
Kërkimi shkencor bazik dhe translacional mbështetet kryesisht nga burime financimi publike siç janë Fondacioni Gjerman për Kërkimin shkencor (DFG), fondacione ose nisma nga ministritë federale, si dhe studimet e pavarura klinike për validim (IIT), zakonisht nga partnerë industrialë.
Pikat e Fokusit Klinik
Departamenti i Radiologjisë në LMU përdor metoda diagnostike inovative, të fokusuara mbi nevojat e mjekëve referues, për të arritur nivelin më të lartë të cilësisë diagnostikuese përmes specializimit klinik intensiv. Së bashku me integrimin e informacionit nga disiplina të tjera diagnostikuese si patologjia, mjekësia laboratorike dhe mikrobiologjia, sinteza rezultuese përfshin të gjitha këto disiplina me gjetjet radiologjike dhe ekzaminimet fizike klinike (sidomos në vlerësimin e rasteve komplekse), gjë që çon në një nivel të lartë të saktësisë diagnostikuese për menaxhimin e terapisë të personalizuar.
Terapia
Ne jemi gjithmonë në dispozicion për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth procedurave tona intervencionale radiologjike në klinikën tonë të radiologjisë intervencionale dhe mikroterapisë. Kjo vlen gjithashtu për organizimin e qëndrimeve spitalore dhe si dhe për pyetjet rreth studimeve tona radiologjike, duke përfshirë trajtimin e mëvonshëm.
Fokusi i klinikës sonë të radiologjisë intervencionale dhe mikroterapisë është konsultimi, trajtimi dhe kujdesi i pacientëve me sëmundje onkologjike dhe jo-onkologjike që mund të trajtohen në mënyrë lokale. Këtu përfshihen pacientët me sëmundje tumoriale dhe vaskulare, probleme të shtyllës kurrizore, osteoma osteoide, fibroma dhe zmadhimi i prostatës.
Kujdesi ndërdisiplinor i pacientëve, i shprehur në bashkëpunimin e ngushtë me të tjera disiplina të ndryshme, si dhe përfshirja e Qendrës Shkencore të Kancerit në LMU (CCC) dhe të Qendrës Ndërdisiplinore të Metastazave në LMU sigurojnë një diagnostikë dhe terapi të gjithanshme dhe të përshtatur për nevojat e çdo pacienti. Pjesëmarrja në bordet ndërdisiplinore të tumoreve mbështet gjithashtu këtë strategji optimale të trajtimit për pacientin.
Në veçanëri, Departamenti i Radiologjisë ka një pavjon të vetin me shtretër për pacientët që shtrohen në klinikën tonë për ndërhyrje intervencionale